Opozita e Venezuelës: Të gjithë e dinë se ne fituam votën - NACIONALE

Opozita e Venezuelës: Të gjithë e dinë se ne fituam votën

3 ditë më parë

nga NACIONALE

Udhëheqësja e opozitës në Venezuelë, María Corina Machado, ka thënë se SHBA, Evropa dhe Britania e Madhe duhet të njohin kandidatin e opozitës si president të Venezuelës.

Siç transmeton BBC-ja, Machado, duke folur për gazetarët ndërkombëtarë, tha se “të gjithë e dinë që Edmundo González është presidenti i zgjedhur".

Shumë qeveri të huaja kanë thënë se besojnë se opozita fitoi zgjedhjet e korrikut në Venezuelë, por nuk e njohën Gonzálezin si president.

Pozicioni i Maduros është të rrisë represionin. Vazhdon ta izolojë atë dhe është e paqëndrueshme,” shtoi ajo.

Rezultati është njohur nga aleatët e presidentit Maduro, duke përfshirë Rusinë, Kinën dhe Iranin, por jo shumica e qeverive të huaja, të cilët i kanë bërë thirrje qeverisë të publikojë votat për të vërtetuar rezultatin.

Kjo përfshin disa vende që kishin mbajtur më parë marrëdhënie më të ngushta me qeverinë e Maduros, duke përfshirë Brazilin dhe Kolumbinë.

Lajme të ngjashme