OKB thotë se ka 'prova të qarta' të krimeve të luftës të kryera në Gaza dhe Izrael - NACIONALE

OKB thotë se ka 'prova të qarta' të krimeve të luftës të kryera në Gaza dhe Izrael

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Tashmë ka "prova të qarta" se krimet e luftës mund të jenë kryer në shpërthimin e fundit të luftës në Izrael dhe Gaza, tha Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut.

Në një deklaratë, komisioni i pavarur ndërkombëtar hetimor i OKB-së për territorin e pushtuar palestinez bëri thirrje që të gjithë ata që kanë shkelur ligjin ndërkombëtar dhe kanë shënjestruar civilët të mbahen përgjegjës për krimet e tyre, raporton The Guardian.

Ky komision tha se kishte mbledhur prova për "krimet e luftës të kryera nga të gjitha palët" që nga e shtuna, kur Hamasi filloi sulmin e tij ndaj Izraelit.

"Raportet se grupet e armatosura nga Gaza kanë vrarë qindra civilë të paarmatosur janë të neveritshme dhe nuk mund të tolerohen. Marrja e pengjeve të civilëve dhe përdorimi i civilëve si mburoja njerëzore janë krime lufte."
- thuhet aty.

Komisioni tha se ishte gjithashtu "shumë i shqetësuar" nga njoftimi i Izraelit për një rrethim të plotë të Gazës. Privimi nga ushqimi, elektricitetit dhe energjia “pa dyshim do të kushtojë jetë civilësh dhe përbën dënim kolektiv”, tha kryesuesi i këtij komisioni.

Ai u kërkoi forcave izraelite të sigurisë dhe grupeve të armatosura palestineze "të respektojnë rreptësisht të drejtën ndërkombëtare humanitare dhe ligjin ndërkombëtar të të drejtave të njeriut".

Lajme të ngjashme