OKB-ja e fut Izraelin në listën e shteteve që kryejnë shkelje ndaj fëmijëve - NACIONALE

OKB-ja e fut Izraelin në listën e shteteve që kryejnë shkelje ndaj fëmijëve

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Mediumi britanik “The Guardian” raporton se Organizata e Kombëve të Bashkuara e ka përfshirë Izraelin në listën e shteteve që shkelin të drejtat e fëmijve.

Kombet e Bashkuara e kanë shtuar Izraelin në listën globale të shteteve dhe grupeve të armatosura që kanë kryer shkelje ndaj fëmijëve.

Lajmi për përfshirjen e Izraelit në listë vjen pas tetë muajve të luftës në Gaza, në të cilën më shumë se 13,000 fëmijë vlerësohet të jenë në mesin e 36,500 të vrarëve.

Për më shumë, kjo përfshirje e Izraelit vjen një ditë pas bombardimeve izraelite të një shkolle të OKB-së në Gaza qendrore, e cila vrau më shumë se 40 palestinezë, disa prej tyre fëmijë.

Lajme të ngjashme