OKB-ja dokumenton dhjetëra ekzekutime të të burgosurve ukrainas dhe rusë
Nga një raport i ri i publikuar të premten, monitoruesit e të drejtave të njeriut të OKB-së kanë dokumentuar dhjetëra vrasje të të burgosurve të luftës të kryera nga forcat ruse dhe ukrainase, si dhe përdorimin e torturës, mburojave njerëzore dhe abuzime të tjera kundër të burgosurve që kur Rusia ka nisur luftën në Ukrainë.
Sipas The Guardian, raporti nga Zyra e Komisionerit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut (OHCHR), është bazuar në intervista me rreth 400 të burgosur, gjysma e tyre ukrainas që janë liruar dhe gjysma tjetër rusë të mbajtur rob në Ukrainë.
Misioni ka njoftuar se ka dokumentuar rreth 40 ekzekutime në grup, gjatë 13 mujave luftë dhe se gjetjet janë bazuar vetëm në raste të konfirmuara, por numri real mund të jetë më i lartë.
Matilda Bogner, shefe e misionit monitorues të OKB-së, ka shpalosur abuzimet e dyshuara të kryera nga të dyja palët në një konferencë shtypi në Kiev. Megjithatë, ajo ka shtuar se në rrënjë, pushtimi rus ishte kundër dhunës ndaj civilëve dhe robërve.
Raporti poashtu ka zbuluar se ndërsa abuzimi i të burgosurve ka ndodhur nga të dyja palët, në përgjithësi të burgosurit rusë "trajtoheshin në mënyrë më të mirë" dhe se abuzimi ishte shumë më i zakonshëm kundër ukrainasve sesa kundër rusëve.
Misioni i organiztës ka thënë se rastet e zbuluara "mund të përbëjnë krime lufte" por se gjetjet janë "ndikuar në masë të konsiderueshme nga niveli dhe lloji i aksesit në objektet e paraburgimit dhe të robërve të burgosur".
Në raport thuhej:
“Ekzekutimet dhe sulmet e përmbledhura kundër POW-ve (të burgosurve të luftës) dhe personave hors de combat janë të ndaluara sipas ligjit ndërkombëtar dhe aty ku janë të qëllimshme, përbëjnë krime lufte."
