OKB: Bota mund të hyjë në zi buke, 10.5% e popullsisë janë në krizë urie - NACIONALE

OKB: Bota mund të hyjë në zi buke, 10.5% e popullsisë janë në krizë urie

3 vjet më parë

nga Miranda Shala

Organizata e Kombeve të Bashkuara ka thënë se numri i njerëzve të uritur në botë është rritur me 150 milionë që nga fillimi i pandemisë Covid, duke paralajmëruar se kriza ushqimore e shkaktuar edhe nga pushtimi i Rusisë në Ukrainë rrezikon ta rrisë edhe më tej këtë numër.

Sipas një raporti, numri i të sëmurëve nga kequshqyerja kronike në nivel global, është rritur në 828 milionë vitin e kaluar. Por, me çmimin në rritje të karburantit, produkteve ushqimore dhe plehrave në që nga pushtimi i Ukrainës, ky total pritet të rritet edhe më tej vitin e ardhshëm – një skenar që mund bëjë vendet më të varfëra në botë të bien në uri ekstreme.

"Ekziston një rrezik real që këto shifra të rriten edhe më shumë në muajt në vijim," tha David Beasley, drejtor ekzekutiv i Programit Botëror të Ushqimit të OKB-së, duke shtuar se, “rritjet globale të çmimeve të ushqimit, karburantit dhe plehrave si rezultat i krizës në Ukrainë kërcënojnë të shtyjnë vendet në mbarë botën në zi buke.”

OKB paralajmëron se, "rezultati do të jetë destabilizimi global, më urinë dhe migrimin masiv që do të shkojë në një shkallë të paprecedentë", prandaj kërkohet veprim i menjëhershëm në mënyrë që të shmanget kjo katastrofë.

Për shkak të pasigurisë së shkaktuar nga ndikimi i zgjatur i mbylljeve të Covid, raporti, i cili është publikuar të mërkurën, nuk është në gjendje të japë një shifër të saktë për numrin e njerëzve të uritur në vitin 2021, por vlerëson se totali ishte diku midis 702 milionë dhe 828 milionë. E nëse shifra e fundit mund të merret si më e sakta, kjo do të thotë që rreth 10.5% e popullsisë në botë është në krizë urie.

Lajme të ngjashme