OBSH po përgatitet për një sulm me armë kimike në Ukrainë
Lideri evropian i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) tha sot se po bëhen përgatitjet për një sulm të mundshëm me armë kimike në Ukrainë, që do të thotë se kjo organizatë i merr seriozisht paralajmërimet që kanë ardhur nga Perëndimi dhe nga Moska.
“Duke pasur parasysh pasigurinë e situatës aktuale, nuk ka asnjë garanci që lufta nuk do të përkeqësohet”, tha Hans Kluge, drejtor rajonal i Organizatës Botërore të Shëndetësisë.
“OBSH po shqyrton të gjithë skenarët dhe po shqyrton masat për situata të ndryshme që mund t'i ndodhin qytetarëve të Ukrainës, nga ofrimi i vazhdueshëm i kujdesit mjekësor deri te viktimat masive deri te përdorimi i armëve kimike”, shtoi ai.
“Me pak fjalë, OBSH po përgatitet për çdo rast të mundshëm të një sulmi të tillë”.
Kluge nuk pranoi të jepte detaje të tjera në lidhje me përgatitjet për një sulm të mundshëm me armë kimike, raportoi Reuters.
“Me pak fjalë, OBSH po përgatitet për çdo rast të mundshëm të një sulmi të tillë”, tha Kluge kur u pyet për një sulm të mundshëm kimik rus në Ukrainë.
Zyrtarët perëndimorë kanë shprehur vazhdimisht frikën se Rusia mund të përdorë armë kimike dhe biologjike në Ukrainë dhe se ekziston rreziku që efekti i tyre të përhapet në vende të tjera. /Nacionale/