NYT: Ahmadinejadi u takua me drejtorin e Mossadit, plani ishte të bëhej udhëheqës i Iranit - NACIONALE

NYT: Ahmadinejadi u takua me drejtorin e Mossadit, plani ishte të bëhej udhëheqës i Iranit

4 orë më parë

nga NACIONALE

Izraeli është përfshirë në një përpjekje disavjeçare për ta rekrutuar dhe rivendosur në krye të Iranit ish-presidentin e vijës së ashpër, Mahmoud Ahmadinejad, raportoi të hënën gazeta e njohur amerikane, “The New York Times”, duke cituar zyrtarë amerikanë dhe burime me njohuri rreth komplotit të dështuar izraelit.

Fushata, e cila kulmoi me një sulm ndaj truprojave të Ahmadinejadit për ta liruar nga arresti shtëpiak në ditën e parë të sulmit amerikano-izraelit ndaj Iranit në shkurt, përfshiu një takim me shefin e atëhershëm të shërbimit sekret izraelit, Mossad, David Barnea, në margjina të një konference akademike në Hungari, thuhet në raportin e gazetës amerikane, transmeton gazeta “The Times of Israel”.

Me një veturë, ish-presidenti iraniane ishte dërguar në një shtëpi të sigurt pas sulmit, por më vonë ai ishte larguar nga shtëpia e sigurt, pasi kishte kuptuar se plani izraelit për rikthimin e tij në pushtet zor se do të funksiononte, thuhet më tej.

Në raport thuhet se statusi i tanishëm i ish-presidentit iranian është i paqartë. Ai për herë të fundit u pa për një kohë të shkurtër i rrethuar me truproja në funeralin e ish-liderit suprem, Ali Khamenei, dhe besohet se është në mbajtje nga Roja Revolucionare për shkak të lidhjeve të tij me inteligjencën izraelite.

Sipas një raporti tjetër në gazetën “Haaretz”, i publikuar gjithashtu të hënën, plani i Mossadit, i cili kishte nisur në vitin 2022, ishte penguar për pak kohë nga sulmi i udhëhequr nga Hamasi ndaj Izraelit në tetorin e vitit 2023 dhe lufta që do të pasonte në Gaza. Megjithatë, kur lufta në Gaza ishte në kulmin e saj, plani ishte përshpejtuar dhe Barne po e mbikëqyrte drejtpërdrejt përpjekjen për ta vendosur Ahmadinejadin në pushtet në Iran, thuhet në raport.

Vitin pasues, ai personalisht u takua me ish-presidentin iranian, duke angazhuar një aleat evropian që të ofronte një arsye që Ahmadinejadi të largohej nga Irani.

Sipas gazetës amerikane, Hungaria e ftoi ish-presidentin iranian në një konferencë për ndryshimin e klimës në vitin 2024 në Budapest për t’ia mundësuar takimin me atëherë shefin e inteligjencës izraelite.

Në raport thuhet se Gergely Deli-t, rektor i Universitetit Ludovika për Shërbime Publike, i ishte kërkuar nga një zyrtar i lartë hungarez që ta ftonte Ahmadinejad-in, duke i thënë se ftesa ishte arsyetim që ish-presidenti iranian të takohej me agjentë të Mossad-it./Nacionale

Lajme të ngjashme