Numërohen më shumë se gjysma e votave në Turqi, Erdogan prin me 54 për qind - NACIONALE

Numërohen më shumë se gjysma e votave në Turqi, Erdogan prin me 54 për qind

10 muaj më parë

nga NACIONALE

Janë numëruar mbi 66% të votave në Turqi, ku sipas Anadolu Agency, Rexhep Taip Erdogan është duke prirë me 54%.

Sipas agjencisë, kundërkandidati i tij, Kemal Kiliçdaroglu ka marrë 45% të votave, deri më tani.

Siç raportohet Erdogan është duke prirë në 52 provinca, ndërsa Kilicdaroglu në 29.

Qytetarët në Turqi sot kanë dal sërish në votime, kësaj here në balotazh, pas zgjedhjeve të mbajtur dy javë më parë.

Në raundin e parë, Erdogan doli i pari, por i njëjti nuk arriti të mbledh mbi 50% të votave.

Lajme të ngjashme