Norvegjia ndan mbi 4 miliardë krona për raketa amerikane të mbrojtjes ajrore - NACIONALE

Norvegjia ndan mbi 4 miliardë krona për raketa amerikane të mbrojtjes ajrore

1 vit më parë

nga NACIONALE

Norvegjia është pajtuar me autoritetet në ShBA për të blerë raketa të mbrojtjes ajrore të tipit AIM-120C-8 AMRAAM për më shumë se 4 miliardë krona norvegjeze (362,9 milionë dollarë), tha të hënën ushtria norvegjeze.

“Me raketa e më të shumta e më të reja, Forcat e Armatosura Norvegjeze do të kenë aftësi më të mirë për ta mbrojtur Norvegjinë kundër sulmeve ajrore” – tha në një deklaratë ministri i Mbrojtjes i Norvegjisë, Bjoern Arild Gram, raporton agjencia “Reuters”.

Agjencia Norvegjeze për Materiale të Mbrojtjes tha se raketat kryesisht do të jenë për sistemin e mbrojtjes ajrore me bazë në tokë, por mund të përfshihen edhe në inventarin e armëve të aeroplanëve luftarakë të tipit F-35A.

Sipas kësaj agjencie, blerja e këtyre raketave është në mesin e blerjeve më të mëdha të armëve që janë bërë për Forcat e Armatosura Norvegjeze.

Norvegjia, anëtare e NATO-s që kufizohet në pjesën e saj veriore me Rusinë, është zotuar për rritjen e shpenzimeve për mbrojtje pas fillimit të pushtimit të plotë rus të Ukrainës.

Lajme të ngjashme