Njerëzit po ikin nga Krimea, rusët akuzuan ashpër britanikët
Ura që lidh Krimenë me Rusinë po përjeton trafik rekord pasi njerëzit nxitojnë ta lënë atë, raportojnë mediat lokale, raporton BBC.
Ura e Krimesë, përtej ngushticës së Kerçit, u hap me bujë të madhe në vitin 2018, katër vjet pas aneksimit rus. Që nga shkurti i këtij viti, zyrtarë të lartë ukrainas shpesh kanë lënë të kuptohet se vetë ura mund të bëhet një objektiv për raketat e tyre.
Tetë ushtarë të tjerë rusë të dyshuar për krime lufte në Buçë
Shërbimi ukrainas i sigurisë ka identifikuar tetë ushtarë të tjerë rusë të dyshuar për krime lufte në Buça.
Këta tetë ushtarë, shumica e tyre nga njësia 6720 e Shërbimit Federal të Gardës Kombëtare të Federatës Ruse, u akuzuan për plaçkitje të pronave dhe rrëmbim nëpër shtëpi të braktisura.
Ata ushtarë rusë plaçkitën "trofe" për veten e tyre - kompjuterë dhe pajisje shtëpiake, bizhuteri, pajisje, veshje, ushqime etj", thuhet në një deklaratë në Telegram.
Rusia akuzon Britaninë e Madhe për provokim të qëllimshëm
Ministria ruse e mbrojtjes tha se Britania kishte kërkuar leje që avioni i saj spiun RC-135 të fluturonte mbi Rusi, një lëvizje që ajo e quajti një "provokim të qëllimshëm". /Nacionale/