Një vullkan shpërtheu pranë kryeqytetit të Islandës - NACIONALE

Një vullkan shpërtheu pranë kryeqytetit të Islandës

4 vjet më parë

nga Lirim Krasniqi

Vullkani Fagradalsfjall në Islandën jugperëndimore, jo shumë larg kryeqytetit Reykjavik, ka shpërthyer, njofton Zyra Meteorologjike Islandeze.

Gadishulli i Rejkjanes është një pikë e nxehtë vullkanike dhe sizmike e vendosur në jugperëndim të Rejkjavikut.

Vitin e kaluar, në mars, lava u derdh nga një çarje midis 500 dhe 750 metra e gjatë.

Aktiviteti vullkanik vazhdoi në të njëjtën zonë deri në shtator, duke bërë që mijëra islandezë dhe turistë të vizitonin vendin. /Nacionale/

Lajme të ngjashme