Një vajzë 2-vjeçare turke vritet nga luftimet në Sudan - NACIONALE

Një vajzë 2-vjeçare turke vritet nga luftimet në Sudan

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Një fëmijë turk u vra të martën herët nga përleshjet e vazhdueshme me armë në kryeqytetin e Sudanit, Khartoum.

Për të katërtën ditë rresht, përleshjet po vazhdojnë mes ushtrisë sudaneze dhe grupit paramilitar, Forcat për Mbështetje të Shpejtë.

Si rezultat i përleshjeve, disa ndërtesa u bombarduan dhe pësuan dëmtime në lagjet Riyadh dhe Burri të kryeqytetit sudanez, përfshirë shtëpinë e shtetasit turk, Kubilay Daduk, në Burri.

Për shkak të granatimeve, Daduk-u e humbi vajzën e tij dyvjeçare, Elin, ndërsa ai dhe bashkëshortja e tij pësuan lëndime dhe tash për tash janë duke u trajtuar në spital, raporton agjencia “Anadolu”.

Nga përleshjet është dëmtuar edhe ndërtesa e qendrës së kulturës dhe gjuhës turke në Khartoum, Instituti “Yunus Emre”.

Abdullah Yegin, drejtor i këtij instituti në kryeqytetin sudanez, tha se dy raketa e goditën ndërtesën në agim të martën, duke shtuar se dëmet janë vetëm materiale, pa pasoja në njerëz.

Ambasadori i Turqisë në Sudan, Ismail Cobanoglu, tha në një deklaratë se disa shtetas turq që jetojnë në Sudan duan të largohen, por situata e brishtë e sigurisë nuk është e përshtatshme për ta bërë këtë tani.

Luftimet në Khartoum dhe në rrethinën e tij shpërthyen të shtunën. Po luftohet mes ushtrisë sudaneze dhe grupit paramilitar, Forcat për Mbështetje të Shpejtë.

Lajme të ngjashme