Kriza e Sudanit: Pamje nga luftimet e ashpra mes RSF-së dhe ushtrisë sudaneze - NACIONALE

Kriza e Sudanit: Pamje nga luftimet e ashpra mes RSF-së dhe ushtrisë sudaneze

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Luftimet që kanë shpërthyer në kryeqytetin sudanez, Khartoum dhe qytete të tjera janë rezultat i drejtpërdrejtë i një lufte të egër për pushtet brenda udhëheqjes ushtarake të vendit.

Civilët në Sudan i janë nënshtruar një ditë të dytë luftimesh të ashpra, duke u zgjuar në kryeqytetin, Khartoum, të dielën nën zhurmën e armëve dhe avionëve ushtarakë mbi qytet, pavarësisht një armëpushimi humanitar katër-orësh të propozuar nga OKB-ja midis dy fraksioneve kryesore të regjimit ushtarak në pushtet.

Përshkallëzimi erdhi në ditën e dytë të përleshjeve midis ushtrisë dhe paraushtarakëve të Forcave të Mbështetjes së Shpejtë (RSF), të cilat tani kanë lënë të paktën 59 të vdekur, raporton BCC.

Ushtria sudaneze tha se kishte marrë bazat e RSF-së në Port Sudan, Kasala, Kadaref, Demazin dhe Kosti.

RSF pretendoi se pushtoi vende në Omdurman dhe Darfur, si dhe Aeroportin Merowe në veri.

Por të dhënat e mëvonshme treguan se ushtria kishte rimarrë kontrollin e aeroportit, me ushtrinë që tha se kishin të bënin me "xhepa të vegjël rebelësh".

Dëshmitarët në Sudan i thanë agjencisë së lajmeve Reuters se ushtria duket se po fitonte epërsinë në luftën për pushtet të vendit pasi shpërtheu bazat e RSF me sulme ajrore.

Më herët, të dy palët respektuan një armëpushim të përkohshëm humanitar për të lejuar evakuimin e të plagosurve.

Kush janë Forcat e Mbështetjes së Shpejtë?

RSF është formuar në vitin 2013 dhe e ka origjinën në milicinë famëkeqe Janjaëeed që ka luftuar brutalisht kundër rebelëve në Darfur.

Që atëherë, gjenerali Dagalo ka ndërtuar një forcë të fuqishme që ka ndërhyrë në konfliktet në Jemen dhe Libi dhe kontrollon disa nga minierat e arit të Sudanit.

Kjo forcë është akuzuar gjithashtu për shkelje të të drejtave të njeriut, duke përfshirë masakrën e më shumë se 120 protestuesve në qershor 2019.

Prandaj, forcë kaq e fortë jashtë ushtrisë është parë si burim jostabiliteti në vend.

Pse është ushtria në krye?

Këto luftime janë episodi i fundit në periudhat e tensionit që pasuan rrëzimin e presidentit Omar al-Bashir në vitin 2019, pas tre dekadash që ishte në pushtet me ushtrinë që organizoi grusht shteti.

Megjithatë, civilët kanë vazhduar të kërkojnë një rol në planin për të ecur drejt sundimit demokratik.

Më pas është krijuar një qeveri e përbashkët ushtarako-civile, e cila është rrëzuar në një tjetër grusht shteti në tetor 2021, e që atëherë, rivaliteti midis Gjeneral Burhan dhe Gjeneral Dagalo është intensifikuar.

Lajme të ngjashme