Një ushtar ukrainas nga Soledar: Jemi të braktisur - NACIONALE

Një ushtar ukrainas nga Soledar: Jemi të braktisur

3 vjet më parë

nga Lirim Krasniqi

Një ushtar ukrainas i vendosur në Soledar, qyteti lindor ku po zhvillohen luftimet më të ashpra, përshkroi për CNN situatën e sotme në fushën e betejës. Ai tha se ushtarët ndihen të braktisur.

CNN nuk e zbuloi identitetin e ushtarit, për arsye sigurie. Ai deklaroi se ushtarët ukrainas u përpoqën të tërhiqeshin, por rusët kishin mbërritur tashmë.

“Nëse nuk ka urdhër tërheqje sot, me shumë mundësi nuk do të kemi kohë të largohemi, na thanë se do të tërhiqemi, tani thjesht jemi të braktisur, ne kemi mbetur pa ushqim, ujë, ka ushtarë të plagosur. Ne kemi ende pak municion”, tha ushtari përmes telefonit për CNN.

"Na është thënë të qëndrojmë ende"

"Njësitë e tjera u tërhoqën ose u urdhëruan të tërhiqeshin. Neve na thanë të durojmë. Ne do të durojmë sa të mundemi, por është e pamundur të qëndrosh për kaq gjatë vetëm me nivele të larta morale", thotë ukrainasi.

Mercenarët nga Wagner njoftuan dje se kishin pushtuar të gjithë Soledarin. Videoja e publikuar sot në Telegram, por edhe në CNN, tregon njësitin nga Wagneri në skajin verior të qytetit. Brigada e 46-të e Ukrainës urdhëroi të kryenin kundërsulme në Soledar.

"Pas disa ditësh tërheqje, madje kemi bërë një përparim. Stacioni hekurudhor është i yni, miniera është e jona. Ne presim mbështetje. Soledar është Ukraina", njoftoi brigada në Telegram. /Nacionale/

Lajme të ngjashme