Një sulm rus preku një rafineri nafte në Ukrainën lindore - NACIONALE

Një sulm rus preku një rafineri nafte në Ukrainën lindore

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Forcat ruse kanë goditur një rafineri nafte në Lisichansk, një qytet përgjatë fushëbetejës në Ukrainën lindore, thanë autoritetet lokale.

"Gjatë mëngjesit, ata (trupat ruse) bombarduan një rafineri nafte dhe shpërtheu një zjarr i madh, të cilin ne po e shuajmë aktualisht", tha për rrjetin Telegram guvernatori i rajonit të Luhansk, Serhiy Gaidai.

"Rusët në mënyrë sistematike qëllojnë në drejtimin tonëdhe dëshirojnë të sulmojnë pikat e karburantit që të mos kemi më furnizime", shtoi ai.

Rafineria është rreth 4 km në perëndim të qytetit të Lisichansk. Tanket mund të shiheshin duke u djegur nga rruga pranë rafinerisë pasditen e së shtunës dhe një re e madhe me tym të zi u pa që nga larg, raportoi një reporter i AFP.

Zjarrfikësit po shuanin zjarrin me mjetet e tyre edhe këtë pasdite. Lisichansk dhe Donetsk i Veriut janë shënjestër e sulmeve ruse në baza ditore, raportojnë këto ditë gazetarët e agjencisë franceze nga vendi i ngjarjes. /Nacionale/

Lajme të ngjashme