Një paradë e madhe ushtarake u mbajt në Korenë e Veriut, Kim Jong-un i përshendet nga ballkoni - NACIONALE

Një paradë e madhe ushtarake u mbajt në Korenë e Veriut, Kim Jong-un i përshendet nga ballkoni

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Kim Jong-Un mori pjesë në një paradë të madhe në Phenian dje për të festuar 110 vjetorin e lindjes së gjyshit të tij, Kim Il-sung.

Ky është përvjetori kombëtar më i rëndësishëm në Korenë e Veriut, e cila është qeverisur me radhë nga tre breza të familjes Kim që nga themelimi i saj në vitin 1948.

Jong-un u filmua duke i përshëndetur nga një ballkon me pamje nga sheshi Kim Il-sung, ku mijëra qytetarë mbanin lule të kuqe plastike dhe koreografi duke marshuar me slogane politike, duke treguar besnikërinë e tyre ndaj familjes Kim, njoftuan sot media shtetërore.

Në mbrëmje me fishekzjarre brezat e rinj kanë bërë valle masive në shesh. /Nacionale/

Lajme të ngjashme