Një organizatë spanjolle thotë se ka shpëtuar 117 emigrantë që po lundronin nga Libia - NACIONALE

Një organizatë spanjolle thotë se ka shpëtuar 117 emigrantë që po lundronin nga Libia

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Organizata bamirëse spanjolle, “Open Arms”, tha se shpëtoi 117 emigrantë të shtunën në një barkë druri të pasigurt nga Libia.

Tragjedia e para disa ditëve afër Greqisë, ku vdiqën të paktën 78 persona, e ka vënë në pah përsëri vdekjen e mijëra emigrantëve për çdo vit, të cilët poi kin nga varfëria dhe konfliktet në Afrikë dhe në Lindjen e Mesme, raporton agjencia “Reuters”.

Përmes një deklarate, organizata “Open Arms” tha se të shtunën mori nga barka 117 njerëz, përfshirë 25 gra dhe një djalë 3 vjeç. Këta persona janë kryesisht nga Eritrea, Sudani dhe Libia.

Operacioni i shpëtimit u zhvillua në ujëra ndërkombëtare, 30 kilometra larg bregdetit të Libisë, pasi barka ishte larguar nga porti i Sabratha-s në errësirë në orën 1 pas mesnatës, sipas deklaratës dhe sipas një zëdhënësi të kësaj organizate.

Të gjithë pasagjerët ishin duke marrë vlerësim mjekësor në anijen e organizatës, thuhet në njoftim, pa u dhënë më shumë hollësi për vendin ku do të dërgohen emigrantët më vonë.

Lajme të ngjashme