Një krater gjigant është shfaqur në Turqi
Një vrimë e madhe me diametër 37 metra dhe thellësi 12 metra u krijua më 24 shkurt në Karapinar, një qytet në rajonin Konya të Turqisë. Universiteti Teknik i Konisë (KTUN) dhe profesori Fetullah Arik njoftuan këtë rast.
“Ishim në zonën ku u krijua gropa për ta ekzaminuar. Megjithatë, këto gropa nuk mund t’i lidhim as me tërmetin që ndodhi atë ditë dhe as me tërmetet e mëdha të 6 shkurtit. Në fakt ka pasur një tërmet teksa ne bënim matje. ”, tha Arik, përcjellë TRT Haber.
After the major earthquake of Feb 6, several sinkholes formed in Turkey
— Massimo (@Rainmaker1973) February 25, 2023
This one was discovered in Konya, Karapınar district, on Feb 24 after a M4.3 earthquake: it has a diameter of 37 meters and a depth of 12 meters
[read more: https://t.co/RXpiPW5cA3]pic.twitter.com/hAobfPlZvs
“Nuk mundëm të krijonim lidhje me tërmetet”
Megjithatë, ai beson se gropa nuk është e lidhur me tërmetin më shkatërrues. “Nëse do të kishte një shembje të tillë toke, do të kishte ndodhur kur toka të dridhej, dhe këtu nuk ishte rasti”, shtoi ai. /Nacionale/