Një i vrarë e disa të plagosur nga një sulm në Washington - NACIONALE

Një i vrarë e disa të plagosur nga një sulm në Washington

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Të paktën një person është vrarë dhe pesë të tjerë janë lënduar gjatë të shtënave në qytetin Renton të shtetit amerikan, Washington, tha policia.

Policët iu përgjigjën të shtënave që ndodhën para orës 1 pas mesnatës, tha zëdhënësja e policisë lokale, Sandra Havlik.

Me të arritur në vendin e ngjarjes, policia lokalizoi disa viktima. Një person ishte i vdekur dhe pesë të tjerë u trajtuan në vendin e ngjarje nga personeli i emergjencave, tha Havlik.

Raportimet fillestare lënë të kuptohet se të shtënat e patën burimin te një mosmarrëveshje pranë një tubimi të madh, që çoi te të shtënat nga ndoshta më shumë se një i dyshuar.

Zëdhënësja theksoi se rasti nuk ishte situatë me sulmues aktiv. Hetimet janë duke vazhduar.

Qyteti Renton ka rreth 106.000 banorë dhe shtrihet rreth 12 milje në jug të Seattle-s./Nacionale

Lajme të ngjashme