Një i vrarë e disa të plagosur në Kiev - NACIONALE

Një i vrarë e disa të plagosur në Kiev

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Një person është vrarë dhe disa të tjerë janë plagosur nga sulmet me raketa në Kiev të shtunën, tha kryetari i kryeqytetit, Vitali Kliçko.

Ai shtoi se mjekët po luftojnë për jetën e personave të plagosur, raporton televizioni “BBC”.

Kliçko tha se gjeneralët rusë kishin kërcënuar se do të ketë sulme me raketa në Kiev dhe se një gjë e tillë tashmë po ndodh.

Sipas tij, po bëhen përpjekje që civilët të mbrohen me sistemet kundërajrore, por “armiku është i pamëshirshëm”.

Përpos në Kiev, për sulme të reja të shtunën u raportua edhe në Lviv, qytet në perëndim të Ukrainës.

Të paktën dy ukrainas janë vrarë gjatë natës së kaluar nga sulmet ajrore ruse në qytetet lindore ukrainase. Zyrtarët raportuan për pasoja në njerëz në Poltava, Severodonetsk dhe Lysychansk, raportuan mediet lokale.

Lajme të ngjashme