Dy të vrarë nga të shtënat në një fabrikë të Mercedesit në Gjermani
Dy persona janë vrarë nga të shtënat në një fabrikë të prodhuesit gjerman të veturave, “Mercedes-Benz”, në Sindelfingen, në jug të Gjermanisë, sipas policisë.
Sulmuesi është arrestuar dhe nuk ka më ndonjë rrezik për punëtorët në fabrikë, shtoi policia gjermane, raporton televizioni CNN.
Disa punëtorë të kësaj fabrike i thanë gazetës “Bild” se caqe të sulmit ishin udhëheqësit e ekipeve. Të shtënat ndodhën në zonën e zyrës së udhëheqësit të ekipit.
Thuhet se sulmuesi ishte punëtor i jashtëm i një kompanie të logjistikës.
Shumë punëtorë po kontaktojnë përmes telefonave me të afërmit e tyre për t’i informuar se janë mirë.