Një dron i vogël bie mbi një bazë ushtarake në Poloni - NACIONALE

Një dron i vogël bie mbi një bazë ushtarake në Poloni

6 muaj më parë

nga NACIONALE

Një dron i vogël si lodër e me prejardhje të panjohur ra në një bazë ushtarake në Przasnysz, në pjesën qendrore të Polonisë më 28 janar, tha të hënën policia ushtarake, duke konfirmuar një raport të Radio Zet-it.

Autoritetet në mbarë Evropën kanë qenë në gjendje të lartë vigjilence pas një vargu incidentesh që i kanë penguar operacionet në aeroporte ose qendra ushtarake, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.

Zëdhënësi i policisë ushtarake, Tomasz Wiktorowicz, tha se oficerët e sigurisë e kishin vërejtur dronin duke fluturuar mbi bazë dhe se ai më pas ra në hapësirat e saj.

“Pajisja e ngjashme me lodrën u sigurua... Më pas iu dorëzua policisë ushtarake dhe një hetim tani për tani është duke u zhvilluar” – tha ai.

Zëdhënësi shtoi se bëhet fjalë për një pajisje jo të sofistikuar që me gjasë kontrollohej përmes një telefoni celular dhe ndoshta e kishte humbur kontaktin me operatorin.

“Në pajisje nuk u gjetën vegla për incizim, si “memory card” apo kartelë SIM, që do të mund të transmetonin të dhëna” – shtoi ai.

Lajme të ngjashme