Një ditë pas dhënies së afatit nga Hamasi, raportohet për sulme në Ashkelon të Izraelit - NACIONALE

Një ditë pas dhënies së afatit nga Hamasi, raportohet për sulme në Ashkelon të Izraelit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Raportohet se disa raketa janë hedhur nga Rripi i Gazës në drejtim të qyteteve jugore izraelite, Ashdod dhe Ashkelon.

Po qarkullojnë raportime për ndikim të këtyre sulmeve në qytete, raporton gazeta izraelite, “The Times of Israel”.

Shërbimi ambulantor “Magen Adom” tha se mjekët e tij janë duke kryer kërkime për pasoja të mundshme në njerëz.

Të martën, Hamasi kërcënoi në mënyrë specifike se do ta sulmonte qytetin izraelit, Ashkelon, si kundërpërgjigje ndaj sulmeve të Izraelit në Gaza, duke u dhënë afat banorëve disa orë për t'u larguar.

Lajme të ngjashme