Nis në Australi ushtrimi ushtarak i 19 shteteve me 35 mijë ushtarë - NACIONALE

Nis në Australi ushtrimi ushtarak i 19 shteteve me 35 mijë ushtarë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ushtrimet më të mëdha ushtarake ndonjëherë në Australi, “Talisman Sabre”, janë duke u zhvilluar në shtetin e largët dhe pritet që ta marrin vëmendjen e anijeve spiune kineze.

Ushtrimi “Talisman Sabre” ka filluar në vitin 2005 si ushtrim i përbashkët që mbahej për çdo dy vjet mes Shteteve të Bashkuara dhe Australisë. Këtë vit, më shumë e 35 mijë pjesëtarë të personelit ushtarak nga 19 shtete, përfshirë Gjermaninë, Kanadanë, Japoninë, Francën, Indinë, Britaninë e Madhe e Indonezinë, do të marrin pjesë në këto ushtrime për tri javë, tha të dielën Departamenti i Mbrojtjes i Australisë.

Pjesë e ushtrimeve do të jenë edhe forca nga Norvegjia, Filipinet, Zelanda e Re, Holanda, Koreja e Jugut, Singapori e Tajlanda. Malajzia dhe Vietnami po marrin pjesë si vëzhgues, raporton agjencia e lajmeve “Associated Press”.

Disa anije kineze të vëzhgimit i kanë përcjellë ushtrimet detare afër bregdetit australian gjatë katër ushtrimeve të fundit “Talisman Sabre” dhe pritet që ta përcjellin edhe ushtrimin e tanishëm, tha ministri i Industrisë së Mbrojtjes, Pat Conroy.

“Ushtria kineze i ka vëzhguar këto ushtrime që nga viti 2017. Do të ishte shumë e pazakontë që ata të mos i përcjellin ato” – i tha ai një mediumi australian.

“Ne do të përshtatemi sipas rrethanave. Sigurisht se do t’i vëzhgojmë aktivitetet e tyre dhe praninë e tyre përreth Australisë, por ne gjithashtu do të bëjmë përshtatje në lidhje me atë se si i kryejmë ato ushtrie” – shtoi ministri australian.

Ushtrimi nisi zyrtarisht të dielën me një ceremoni që u mbajt në qytetin Sydney, në të cilën morën pjesë nënkomandanti i ushtrisë amerikane për Paqësorin, Gjeneral Lejtënant J.B. Vowell, dhe komandanti i operacioneve të përbashkëta të Australisë, Justin Jones./Nacionale

Lajme të ngjashme