Ngjarjet më të rëndësishme të ditës nga lufta Rusi-Ukrainë
Në ditën 248 të luftës Rusi-Ukrainë, pas disa shpërthimeve në Sevastopol të Krimesë, Rusia ka pezulluar pjesëmarrjen në marrëveshjen e arritur në muajin korrik për eksportin e drithit ukrainas nga portet e bllokuara të Detit të Zi.
Në vazhdime Nacionale sjell të përmbledhura zhvillimet më të rëndësishme që shënuan ditën e sotme.
- Agjencia ruse e lajmeve TASS, ka njoftuar se Rusia ka pezulluar pjesëmarrjen në marrëveshjen e grurit për eksportin e prodhimeve bujqësorë nga portet e Ukrainës, pas sulmeve ndaj anijeve në Krime.
- Qeveria ruse ka njoftuar Kombet e Bashkuara se "duke filluar nga sot" ajo po pezullon për një "afat të pacaktuar" marrëveshjen e drithit të Detit të Zi që lejoi eksportet jetike të furnizimeve ushqimore ukrainase. Moska gjithashtu ka kërkuar një takim të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për ditën e hënë.
- Pas shpërthimeve në Sevasotpol të Krimesë, për të cilat Rusia akuzoi Ukrainën, shefi i shtabit të presidentit ukrainas, Andriy Yermak është përgjigjur duke akuzuar Rusinë për "shantazh" dhe "shpikje të sulmeve terroriste" në territorin e saj.
- Presidenti i ShBA-së, Joe Biden, e ka quajtur "të egër" vendimin e Rusisë për të pezulluar pjesëmarrjen e saj në marrëveshjen për eksportin e drithrave të Ukrainës.
- Rusia ka akuzuar Marinën Britanike për një "sulm terrorist" në tubacionet e gazit Nord Stream dhe ka pretenduar gjithashtu se "specialistët" britanikë ndihmuan një sulm me dron në Sevastopol. Rusia tha se, “anijet e synuara ishin të përfshira në një marrëveshje të ndërmjetësuar nga OKB për të lejuar eksportin e grurit ukrainas”.
- Duke iu përgjigjur akuzave ruse për Nord Stream, një zëdhënës i ministrisë së Mbrojtjes britanike u shpreh se: "Për të larguar trajtimin e tyre katastrofik të pushtimit të paligjshëm të Ukrainës, Ministria Ruse e Mbrojtjes po përdor pretendime të rreme të përmasave epike", duke shtuar se "kjo histori e fundit e shpikur, thotë më shumë për argumentet që ndodhin brenda qeverisë ruse sesa për Perëndimin.”
- Rusia ka njoftuar se do të ngrejë për diskutim shpërthimet e gazsjellësit Nord Stream dhe një sulm të supozuar me dron në Krime në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, të dyja incidente në të cilat Moska pretendon përfshirjen e Britanisë.
- Komisioneri i Drejtësisë i BE-së, Didier Reynders, në një intervistë të dhënë për mediat gjermane ka bërë të ditur se që nga pushtimi i Ukrainës, BE ka ngrirë asete ruse me vlerë rreth 17 miliardë euro të cilat mund të përdoren për rindërtimin e vendit.
- Ministria ruse e Mbrojtjes ka njoftuar se është bërë një shkëmbim i të burgosurve të luftës, ku Ukraina ka dorëzuar 50 të burgosur rusë, ndërsa Rusia ka dorëzuar 52 ukrainas.
- Forcat e mbështetura nga Rusia kanë thënë se ka përfunduar një tërheqje e civilëve nga qyteti kryesor jugor i Ukrainës, Kherson. Një zyrtar rus ka thënë se brenda javës, të paktën 70,000 njerëz janë larguar nga shtëpitë e tyre.

