Nga përdorimi i raketave hipersonike për herë të parë, deri te shkatërrimi i një qyteti - çfarë ndodhi në ditën e 24-të në luftën Ukrainë-Rusi? - NACIONALE

Nga përdorimi i raketave hipersonike për herë të parë, deri te shkatërrimi i një qyteti - çfarë ndodhi në ditën e 24-të në luftën Ukrainë-Rusi?

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Lufta e Rusisë në Ukrainë ka zgjatur për më shumë se tre javë, një bombardim i pamëshirshëm i qyteteve dhe qytezave të vendit e ka çuar numrin e civilëve të vdekur më shumë se 800, ka shkatërruar infrastrukturën dhe ka detyruar më shumë se 3.3 milionë njerëz të largohen nga Ukraina, duke krijuar një krizë të re humanitare në Evropë.

Jemi në ditën e 24-të të agresionit rus në Ukrainë, granatimet e qyteteve të mëdha si Kievi, Kharkiv, Lviv, Mariupol (pothuajse i shkatërruar fare) në lindje – lanë të kuptohej synimet më të mëdha të presidentit rus Vladimir Putin.

Dita e sotshme ishte ndër ditët më të vështira për Ukrainën. Pati bombardime pothuajse në të gjithë vendin, ku ndër të tjera kishte sulme nga ushtria ruse edhe në një bazë ushtarake në Mykolaiv, ku është raportuar për dhjetra ushtarë ukrainas të vdekur dhe qindra të tjerë të lënduar.

Megjithëse ushtria e Rusisë është shumë më e madhe se ajo e Ukrainës, vendimet strategjike dhe të kombinuara me egërsinë e rezistencës së Ukrainës, kanë penguar përparimin e saj.

Por kjo nuk e ka ndaluar një katastrofë të shpaloset brenda Ukrainës, ku dita-ditës Rusia po bëhet edhe më shumë agresive dhe po sulmon gjithnjë e më shumë civilë.

Ajo vetëm do të përkeqësohet ndërsa lufta vazhdon.

Numri i viktimave civilë mund të rritet lehtë, veçanërisht kur ofensiva ruse intensifikohet rreth qyteteve të Ukrainës, e sidomos në qytete afër Rusisë, Mariupol, Kharkiv e Donetsk.

Dita e 24-të e luftës është përshkruar me shumë zhvillime, të cilat Gazeta Nacionale i ka përmbeldhur në këtë tekst për lexuesit e saj:

Përpjekjet e kërkim-shpëtimit vazhduan, sepse në qytetin jugor të Mykolaiv të shtunën në mëngjes u sulmua me raketa kazerma ku strehohen ushtarë, tha zyrtari rajonal Vitalli Kim. Dhjetra trupa raportohet se janë vrarë në sulmin nga forcat ruse, sipas gazetarëve të degës suedeze të CNN Expressen, të cilët ishin në vendngjarje.

Qyteti i rrethuar i Mariupolit është nën bombardime thuajse të vazhdueshme, sipas një majori në ushtrinë e Ukrainës, dhe banorët po e ndjejnë mungesën e ushqimit dhe ujit të pijes. Ka gjithashtu raporte kontradiktore mbi statusin e një prej objekteve kryesore industriale të Ukrainës, fabrikës së çelikut Azov, në Mariupol. Imazhet e reja satelitore tregojnë shkatërrimin e teatrit të bombarduar të qytetit.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin tha se Rusia vazhdon të bëjë "përparime" në jug të Ukrainës dhe ka përdorur "teknika brutale dhe të egra" në mënyrën se si ka shënjestruar civilët.

Numër marramendës refugjatësh: Përafërsisht 1.5 milionë fëmijë janë larguar nga Ukraina që nga fillimi i pushtimit rus dhe janë në rrezik të trafikimit, sipas UNICEF-it, ndërsa rreth 3.3 milionë, është numri i përgjithshëm i refugjatëve që janë larguar nga vendi.

Kryetari i qytetit perëndimor të Ukrainës, Lviv, tha për CNN se rreth 200,000 refugjatë nga i gjithë vendi ndodhen në qytetin e tij tani.

SHBA thotë se Rusia ka përdorur raketa hipersonike: Zyrtarët amerikanë konfirmuan për CNN se Rusia lëshoi ​​raketa hipersonike kundër Ukrainës, dhe sot ishte dita e parë që këto raketa u përdorën në këtë luftë.

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha të shtunën se raketa e fuqishme hipersonike "Kinzhal" shkatërroi një depo municionesh ushtarake në Ukrainën perëndimore të premten.

Numri i të vdekurve vazhdon të rritet: Që nga e premtja, të paktën 847 civilë - përfshirë 64 fëmijë - janë vrarë në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit rus më 24 shkurt, sipas përditësimit të fundit nga Kombet e Bashkuara, por numri aktual besohet të jetë shumë më të larta.

Biden në Evropë javën e ardhshme: Presidenti amerikan Joe Biden do të shkojë në një samit të NATO-s në Bruksel më 24 mars dhe gjithashtu do t'i bashkohet një takimi të Këshillit Evropian, sipas Shtëpisë së Bardhë. Ish-presidenti ukrainas Petro Poroshenko i bëri thirrje sot Bidenit të vizitojë Ukrainën gjatë kohës që është në Evropë. /Nacionale/

Lajme të ngjashme