Nga Clinton tek Biden - Si i "mashtroi" Putini 5 presidentë të ShBA-ve për 20 vjet radhazi
Vladimir Valdimirovich Putin është për momentin lideri më i izoluar në botë. Për 20 vite të tëra ai ka arritur të mirëmbajë imazhin e një lideri i cili kërcënon, ka gjuhë të ashpër e kundërshtuese, por asnjëherë që të arrijë deri në pikën sa te sulmoj nje shtet tjeter.
Këtë lojë në mënyrë specifike ia ka luajtur shtetit më të fuqishëm në botë, më saktësisht 5 presidentëve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Bill Clinton
Nisim me presidentin amerikan Bill Clinton, i cili zhvilloi takimin e parë me Putin ndërsa ishte në fund të mandatit të tij, kurse Putin në fillim. Clinton fillimisht e kishte cilësuar Putinin si një njeri të aftë për të ruajtur pluralizimin, sundimin e ligjit e lirinë. Megjithatë, duket se kjo ishte vetëm sipërfaqësisht, pasi në një takim të mëvonshëm me paraardhësin e Putinit, ish-presidentin rus Boris Jeltsin, Clinton kishte thënë se Putin ishte një njëri që ‘nuk kishte demokraci në zemrën e tij’.
George W. Bush
Duket se atë që Bill Clinton e kishte kuptuar shumë herët, nuk kishte arritur ta kuptojë shpejt presidenti i ri i ShBA-së, George Bush.
Putin e kishte parë Bushin si një njeri më të cilin mund të krijonte një marrëdhënie, dhe për këtë gjë e kishte përdorur besimin e fortë të krishterë që kishte Bush. Thuhet se duke i treguar një histori fetare, Putin kishte arritur ti hyjë në zemër Bushit dhe të dy kishin krijuar një marrëdhënie emocionale, që ndër të tjera ishte përcjellur edhe me takime jozyrtare.
Krisja e parë mes liderëve kishte ndodhur me shpërthimin e luftës në Irak, sulmin në Çeçeni dhe në Gjeorgji.
Veçanërisht një sulm në një shkollë në rajonin rus të Osetisë Veriore, ku kishin mbetur më shumë se 3 mijë të vrarë, marrëdhëniet mes të dy liderëve i kishte sjellë në një pikë shumë të ftohtë. Kjo më pas ishte vazhduar me Bush i cili duke dashur t’i japë leksione demokracie Putinit, e kishte nervozuar aq shumë sa që në vitin 2008 Putin kishte nisur konflikt me Gjeorgjinë.
Por, megjithatë asnjë nga këto ndërhyrje ruse në vendet e tjera, nuk kishin marrë ndonjë përgjigje ushtarake nga ShBA, duke e lënë të hapur rrugën për pushtimin e Ukrainës.
Barak Obama
Përderisa Amerika ishte duke festuar një arritje të vlerave të saj demokratike e kulturore, duke zgjedhur për herë të parë një lider më ngjyrë në krye të vendit, presidenti rus këtë herë po e shihte përballë një Amerikë të dobët.
Duke e menduar Obamën si jo të barabartë me vetën për shkak të ngjyrës, në një takim të zhvilluar mes tyre, Putin i kishte dhënë leksione Obamës mbi pikëpamjet e Rusisë. Nga ai takim Obama “Rusinë” ia kishte dorëzuar ish-zëvendëspresidentit të atëhershëm amerikan, Joe Biden, duke lënë në skenë dy fëmijë të luftës së dytë botërore që e njihnin shumë mirë njëri-tjetrin.
Kujtojmë edhe se, gjatë kohës së Obamës si president, në 2014 Putin kishte ankesuar edhe Krimenë e Ukrainës, duke marrë sërish vetëm një reagim “të ftohtë” nga ShBA, me sanksione që thjesht futën marrëdhëniet mes vendeve në një fazë të ngrirë, por nuk e ndaluan Putinin.
Donald Trump
Putin dhe Trump mund të jenë dy liderët me marrëdhëniet më të mira që një president rus dhe amerikan, mund të kenë pasur ndonjëherë.
Qysh në fillim të fushatës elektorale për zgjedhjet presidenciale, Trump kishte punuar për rindërtimin e lidhjeve me Rusinë, duke e lavdëruar edhe publikisht Putinin. Kur më pas dolën dyshime se Rusia kishte ndërhyrë në zgjedhjet, duke dashur t’i japë fitoren Trumpit, Trump kishte refuzuar ta fajësojë Putinin, duke thënë se njerëzit po e urrejnë vetëm faktin se ai “po shkonte mirë me të”.
Ndërsa ekspertët thonë se Putin e kishte parë Trumpin si një president më ndryshe, si një njeri të manipulushëm, pasi në takimin e tyre, ata kishin larguar kamerat dhe kishin zhvilluar një takim privat për dy orë.
Thuhet se Putin dinte ta përdorte Trumpin, pasi ky i fundit e kishte besuar Putinin kur kishte thënë që Rusia nuk kishte ndërhyrë në zgjedhje, dhe njerëzit e kishin parë nga gjuha e trupit të Putinit se në fakt ai po tallej me të. Lidhja e Putin me Trump si përfundim kishte hyrë nën etiketimin, “Bromance”.
Joe Biden
Joe Biden e ka shfaqur qysh në fillim para votuesve të tij, se do të mbajë një qëndrim më të ashpër se parardhësit e tij ndaj Putinit dhe Rusisë.
Në takimin e parë të Biden dhe Putin, thuhet se Putin ka menduar se Biden ishte një president i dobët, por duket se ka dalë e kundërta, pasi Biden ishte i pari që e kishte parë Putinin për atë që ishte, dikush që donte të krijonte një perandori ruse.
Pasi Rusia nisi pushtimin në Ukrainë, Putini kishte injoruar parlajmërimin e Biden se do të përballej me pasoja, por Biden u pajtua me ata që e cilësonin Putinin “një vrasës” dhe nisi ndihmën për Ukrainën.
Duke qenë se Putin ishte mësuar të sfidonte amerikanët, këtë radhë kishte një keqllogaritje, pasi Biden nuk do tërhiqej. E ndërsa lufta po vazhdon ende ShBA po i rri në krah Ukrainës, ndërsa Rusia po shndrrohet çdo ditë e më shumë një vend i izoluar nga bota, tashmë i sanksionuar shumë rëndë.
Duket se trajnimi që Putin ka marrë si ish-agjent i Shërbimit Sekret Rus, ka bërë që në një mënyrë a tjetër ai të përcjellë pesë presidentë amerikan, të cilët ndër vite nuk kanë arritur të ndalojnë Putinit për të hedhur hapat e tij në rrugën që më në fund e solli edhe pushtimin e plotë të Ukrainës.
Mbetet të shihet nëse Biden do të bëhet presidenti i parë që do ta ndalojë Putinin.

