Netanyahu: Sulmet goditën ‘zemrën’ e programit të armëve të Iranit - NACIONALE

Netanyahu: Sulmet goditën ‘zemrën’ e programit të armëve të Iranit

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se sulmi i Izraelit "ka goditur në zemër të programit të pasurimit të uraniumit të Iranit", shkruan The Guaradian.

Izraeli goditi objektin kryesor të pasurimit të uraniumit në qytetin Natanz, rreth 225 km në jug të Teheranit, kryeqytetit të Iranit, tha Netanyahu.

Në prill të vitit 2021, Irani kishte fajësuar Izraelin për një sulm kibernetik në të njëjtin objekt.

Ai tha se Izraeli kishte shënjestruar shkencëtarët iranianë "që punonin për bombën iraniane".

Sulmet "do të vazhdojnë për aq ditë sa të jetë e nevojshme," shtoi Netanyahu.

Lajme të ngjashme