Netanyahu: Shpresoj që lirimi i pengjeve të bëhet i ditur brenda ditësh - NACIONALE

Netanyahu: Shpresoj që lirimi i pengjeve të bëhet i ditur brenda ditësh

10 muaj më parë

nga NACIONALE

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka thënë se shpreson të bëjë të ditur shpejt lirimin e pengjeve që po mbahen në Gazë.

Përmes një deklarimi televiziv, ai ka thënë se “Hamasi do të çarmatoset dhe Gaza do të çmilitarizohet – qoftë përmes rrugës së lehtë apo të vështirë, por kjo do të arrihet”.

Hamasi është grup palestinez i shpallur terrorist nga Shtetet e Bashkuara dhe fuqi tjera.

Këto komente kanë ardhur pasi Hamasi e ka lëshuar një deklaratë të premten, duke thënë se është pajtuar për t’i liruar pengjet, sipas planit amerikan për paqe, por nuk e ka përmendur çarmatimin dhe ka kërkuar të negociojë në disa pika. /REL

Lajme të ngjashme