“Netanyahu refuzon marrëveshjet për armëpushim në këmbim të pengjeve”
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka hedhur poshtë një marrëveshje për armëpushim pesë-ditor me grupet militante palestineze në Gaza në këmbim të lirimit të disa prej pengjeve të mbajtura në territor. Kështu kanë bërë të ditur disa burime të njohura me negociatat.
Sipas tyre, Netanyahu ka hedhur poshtë marrëveshjen plotësisht qysh në fillim të negociatave, menjëherë pas sulmit në territorin izraelit.
Dihet se negociatat kanë vazhduar edhe pas nisjes së ofensivës tokësore izraelite më 27 tetor, por sipas The Guardian, të njëjtat burime kanë treguar se Netanyahu kishte vazhduar të mbante një qëndrim të ashpër ndaj propozimeve të mëvonshme që përfshinin armëpushime të kohëzgjatjeve të ndryshme në këmbim të një numri të ndryshëm pengjesh.
Është bërë e ditur se në negociatat e zhvilluara para pushtimit tokësor në Gaza, përfshihej një numër më i madh pengjesh, ku Hamasi kishte propozuar lirimin e dhjetërave shtetasëve të huaj.
Kujtojmë se pas sulmit, Hamasi mori peng rreth 240 persona, ndërsa lidhur me raportimet e fundit mediat e huaja shkruajnë se është kërkuar koment nga kryeministri izraelit, por deri më tani nuk kanë marrë ndonjë përgjigje.
