Nënpresidenti amerikan thotë se armëpushimi në Gaza do të respektohet - NACIONALE

Nënpresidenti amerikan thotë se armëpushimi në Gaza do të respektohet

10 muaj më parë

nga NACIONALE

Nënpresidenti i Shteteve të Bashkuara, JD Vance, ka thënë para gazetarëve se armëpushimi në Gaza do të mbetet në fuqi, pavarësisht shkëmbimit të zjarrit të martën mes Izraelit e Hamasit.

“Armëpushimi do të mbahet. Kjo nuk do të thotë se nuk do të ketë përleshje të vogla këtu e atje” – tha Vance gjatë një vizite në Capitol Hill, shkruan gazeta “The Times of Israel”.

“Ne dimë se Hamasi ose dikush tjetër brenda Gazës sulmoi një ushtar izraelit” – shtoi ai, duke e shmangur vënien përfundimtare të fajita mbi Hamasin.

“Ne presim që izraelitët do të kundërpërgjigjen, por mendoj se paqja e presidentit [Trump] do të mbahet pavarësisht kësaj” – tha më tej numri dy i Shtëpisë së Bardhë.

Ndërkohë, mediat palestineze raportojnë për pesë të vrarë nga një sulm ajror izraelit që në shënjestër kishte një veturë në qytetin Khan Younis.

Për katër të vrarë të tjerë u raportua nga sulmet ndaj qytetit Gaza.

Ushtria izraelite ende nuk i ka komentuar sulmet e të martës mbrëma, të cilat vijnë pas akuzave ndaj Hamasit për shkeljen e armëpushimit./Nacionale

Lajme të ngjashme