Nënë e bir kanë humbur jetën nga stuhitë e borës në SHBA - NACIONALE

Nënë e bir kanë humbur jetën nga stuhitë e borës në SHBA

3 vjet më parë

nga Lirim Krasniqi

Dy persona kanë vdekur në stuhitë shkatërruese që prekën qendrën e SHBA-së. Stuhia solli stuhi dhe një tornado që vrau një nënë dhe djalin e saj në Luiziana.

Djali u gjet i vdekur në Luizianën qendrore në një zonë të pyllëzuar gati një milje larg shtëpisë së tij në zonën e Keithville, tha sherifi lokal Steve Prator. Nëna e fëmijës më vonë u gjet e vdekur larg shtëpisë së saj, shtoi ai.

Babai i fëmijës i raportoi ata të zhdukur nga shtëpia. “Nuk mundëm të gjenim as shtëpinë që ai përshkruante. Gjithçka është zhdukur,” tha Prator për stacionin televiziv Shreveport KSLA.

Në Farmerville, Luiziana, rreth 145 kilometra në lindje të Keithville, rreth dy duzina njerëz u transportuan në spital, disa me lëndime të rënda, pasi tornado shkaktoi dëme të mëdha në shtëpitë e lëvizshme dhe një kompleks apartamentesh, raporton AP.

Parashikimi për ditën e sotme paralajmëroi stuhi edhe më të forta. Një paralajmërim për tornado u lëshua gjithashtu këtë mëngjes për pjesë të Luizianës dhe Mississippi. Tornadot kanë përfshirë edhe Teksasin, ku shkatërruan gjithashtu dhjetëra shtëpi. Të paktën pesë persona u plagosën në periferinë e Dallasit, Grapevine, tha zëdhënësja e policisë Amanda McNew. /Nacionale/

Lajme të ngjashme