Nën hijën e luftës në Ukrainë, Turqia po zgjeron operacionin e saj ushtarak
"Operacioni i ri filloi të hënën pas raportimeve se grupi terrorist po planifikonte të fillonte sulm në shkallë të gjerë dhe është në përputhje me parimin e vetëmbrojtjes të Kartës së OKB-së"
Forcat turke të sigurisë neutralizuan gjithsej 26 terroristë të PKK-së që nga nisja e operacionit "Pençe-Kilit" (Kthetra-Dryni) në Irakun verior, konfirmoi sot Ministria e Mbrojtjes e Turqisë.
Operacioni antiterrorist vazhdon me sukses siç ishte planifikuar, tha ministria në një deklaratë.
Sipas ministrisë, operacioni i ri filloi të hënën pas raportimeve se grupi terrorist po planifikonte të fillonte sulm në shkallë të gjerë dhe është në përputhje me parimin e vetëmbrojtjes të Kartës së OKB-së.
Terroristët e PKK-së shpesh fshihen në Irakun verior për të komplotuar sulme ndërkufitare në Turqi.
Në vitin 2020, Turqia nisi operacionet "Kthetra - Tigri" dhe "Kthetra - Shqiponja" në rajonet kufitare të Irakut verior për të garantuar sigurinë e popullit turk dhe kufijve.
Në fushatën e saj terroriste mbi 35-vjeçare kundër Turqisë, PKK, e radhitur si një organizatë terroriste nga Turqia, SHBA-ja dhe BE-ja, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e të paktën 40.000 njerëzve, duke përfshirë gra, fëmijë dhe foshnje. /Anadolu Agency/