Në Turqi mbahen zgjedhjet lokale, Erdogan synon ta rikthejë Stambollin
Në Turqi të dielën po mbahen zgjedhjet presidenciale.
Fokusi kryesor është në përpjekjet e presidentit Recep Tayyip Erdogan që të marrë kontrollin e Stambollit nga rivali i tij, Ekrem Imamoglu, i cili synon të rivendosë opozitën si një forcë politike, pas humbjes së hidhur në zgjedhjet e vitit të kaluar.
Kryetari i Stambollit, Ekrem Imamoglu, kishte mposhtur Erdoganin dhe partinë e tij AKP, në zgjedhjet lokale të vitit 2019, duke larguar këtë parti nga udhëheqja e Stambollit pas dy dekadash.
Por, Erdogan u kundërpërgjigj më 2023, duke u rizgjedhur në postin e presidentit dhe partia e tij duke marrë shumicën në Parlament.
Rezultatet e së dielës mund të përforcojnë kontrollin që Erdogan ka ndaj Turqisë – shtet anëtar të NATO-s – ose të sinjalizojnë një ndryshim në skenën politike. Një fitore e Imamoglut mund të shihet si ushqim ndaj pritshmërive që ai të bëhet një udhëheqës kombëtar në të ardhmen.
Qendrat e votimit u hapën në orën 7:00 në lindje të Turqisë, ndërkaq në 8:00 në pjesën tjetër të vendit. Në këto zgjedhje kanë të drejtë vote mbi 61 milionë persona. /Radio Evropa e Lirë