Në njoftimin e vdekjes së Mbretëreshës, familja mbretërore iu referua Charles-it si Mbret
Menjëherë pas vdekjes së nënës së tij, Charles u bë Mbret i Mbretërisë së Bashkuar.
Sipas CNN, në njoftimin e vdekjes së Mbretëreshës, familja mbretërore iu referua Charles-it si Mbret ndërsa Camilla-s si bashkëshortja e Mbretit.
Charles ka qenë trashëgimtari më i gjatë i fronit në historinë britanike. Pasi të marrë sovranin, Charles ka mundësinë të marrë çdo emër që ai zgjedh për mbretërimin e tij si Mbret. Për shembull, emri i vërtetë i mbretit George VI ishte në fakt Albert.
Pas përkeqësimit të shëndetit të mbretëreshës vitin e kaluar, Charles vetëm se kishte marrë disa nga angazhimet e saj, përshirë hapjen shtetërore të parlamentit.