“Në kërkim të një jete më të mirë”, mbi 5,900 emigrantë të vdekur gjatë vitit 2022 - NACIONALE

“Në kërkim të një jete më të mirë”, mbi 5,900 emigrantë të vdekur gjatë vitit 2022

3 vjet më parë

nga Miranda Shala

Në një raport të ri të OKB-së, është njoftuar se të paktën 5,909 emigrantë të parregullt kanë vdekur gjatë vitit 2022, në kërkim të një jete më të mirë.

Sipas raportit të Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin (IOM), 2,406 emigrantë kanë vdekur në Mesdhe, ndërsa 1,318 në Amerikë.

Këto vende janë pasuar me Afrikën, me 1000 emigrantë të vdekur dhe Evropën me 157 vdekje. Ndërsa, sipas raportit në Azinë Perëndimore, kanë vdekur 93 emigrantë.

IOM ka njoftuar se projekti i saj për Emigrantët e Zhdukur, i cili numëron emigrantët që kanë vdekur në kufijtë e jashtëm të shteteve, ose në procesin e migrimit drejt një destinacioni ndërkombëtar, që nga viti 2014 ka regjistruar vdekjen e 53,568 personave.

Është bërë e ditur se gjatë kësaj periudhe, Mesdheu Qendror ka qenë rruga më vdekjeprurëse, me të paktën 20,419 njerëz të vdekur.

Ndërsa, si shkaku më i zakonshëm i këtyre vdekjeve, është raportuar se ka qenë mbytja në ujë. Më tej në raport thuhet se nuk janë gjetur asnjëherë eshtrat e 22,919 personave që kanë humbur jetën gjatë migrimit.

Lajme të ngjashme