Në Indi lind foshnja me katër duar e katër këmbë - NACIONALE

Në Indi lind foshnja me katër duar e katër këmbë

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Një foshnjë në pjesën veriore të Indisë është lindur me katër duar e katër këmbë.

Në fotografitë e publikuara në internet, foshnja shihet me gjymtyrë shtesë – një palë duar e një palë këmbë të ngjitura në bark.

Rasti mund të jetë polimelia, e metë e lindjes që rezulton në numër më të madh të gjymtyrëve, raporton gazeta “Independent”.

Foshnja që peshonte rreth 3 kilogramë menjëherë pas lindjes erdhi në jetë në rajonin Uttar Pradesh, që është shteti me popullsinë më të madhe në Indi.

Thuhet se nëna dhe fëmija janë në gjendje të mirë shëndetësore. Mediet lokale thonë se shumë njerëz kanë shkuar për ta shikuar foshnjën pas përhapjes së lajmit.

Kjo nuk është hera e parë që indianët befasohen nga lindja e një foshnjeje. Më herët këtë vit, një fëmijë tjetër u lind me katër këmbë e katër duar në këtë shtet.

Nënën e fëmijës së pazakontë e vizituan shumë njerëz në pjesën lindore të Indisë, pas lindjes më 17 janar./Nacionale

Lajme të ngjashme