Në fustane nusërie, nëna e shkatërruar ua jep lamtumirën binjakeve të vrara nga sulmi rus - NACIONALE

Në fustane nusërie, nëna e shkatërruar ua jep lamtumirën binjakeve të vrara nga sulmi rus

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Pranë një blloku banesor të bërë shkrumb nga sulmi me raketë që goditi një restorant plot me njerëz në Kramators të Ukrainës, një nënë qëndronte ulur pa lëvizur të premten, duke e mbajtur dorën e zbehtë mbi kokën e njërën prej dy bijave binjake që iu vranë nga armiku.

Binjaket 14-vjeçare, Anna dhe Yuliia Aksenchenko, ishin në mesin e 12 personave që u vranë, kur një raketë ruse goditi një restorant në qytetin lindor të martën në mbrëmje. Ato ndodheshin afër restorantit në kohën e sulmit, raporton agjencia “Reuters”.

Të premten në mëngjes, familja mbajti një ceremoni zie për to në banesën e tyre, e cila ndodhet qindra metra larg vendit ku ndodhi sulmi.

Raketa erdhi nga qielli i një mbrëmjeje të butë vere, kur restoranti dhe ballkoni i tij i madh ishin plot me klientë.

Tri ditë më vonë, nëna e moshës së mesme e binjakeve dukej tërësisht pa gjallëri, e ulur pranë varreve të vajzave të saj, e veshur me një xhaketë të zezë lëkure.

Qëndroi pa lëvizur me nga një dorë mbi kufomat e secilës vajzë për gjysmë ore me trup të kërrusur e kokën ulur.

Vajzat ndodheshin në arkivole të hapura, por ishin të mbuluara me mbuloja ngjyrë të bardhë e ari.

Pjesëmarrësit në ceremoninë mortore thanë se vajzat ishin veshur me fustane nusërie për varrimin e tyre, traditë ukrainase për vajzat që vdesin në moshë të re, pa u martuar.

Lajme të ngjashme