Në Britani, shtëpitë e oligarkëve rusë mund të përdoren për strehimin e refugjatëve
Shtëpitë e oligarkëve të sanksionuar mund të përdoren për strehimin e refugjatëve ukrainas, ka deklaruar një ministër i lartë i Mbretërisë së Bashkuar.
Duke folur me Sophie Raworth të BBC-së, Sekretari i Shtetit për Strehimin dhe Komunitete, Michael Gove tha: “Unë dua të shoh opsionin që do të na lejojë të përdorim shtëpitë dhe pronat e individëve të sanksionuar, për aq kohë sa ato sanksionohen për qëllime humanitare dhe të tjera.
“Ka një pengesë ligjore mjaft të lartë për të kaluar dhe ne nuk po flasim për konfiskim të përhershëm. Por ne po themi, ‘Ti je i sanksionuar, po mbështet Putinin, kjo shtëpi është këtu, nuk ke të drejtë ta përdorësh apo të përfitosh prej saj... Nëse mund ta përdorim për të ndihmuar të tjerët, le ta bëjmë këtë'”
Ai shtoi se qeveria dëshiron të forcojë masat aktuale që pengojnë oligarkët të shesin shtëpitë e tyre në MB. “Nëse pasuria dhe ndikimi juaj po përdoren për të mbështetur ose për t'i ofruar lehtësime Putinit, duke pasur parasysh atë që ai po bën, atëherë kam frikë se ju duhet të bartni pasojat,” tha ai.