Musku thotë se është “në procesin e mbylljes” së USAID-it - NACIONALE

Musku thotë se është “në procesin e mbylljes” së USAID-it

1 vit më parë

nga NACIONALE

Personi më i pasur në botë dhe këshilltari i presidentit Donald Trump të ShBA-së, Elon Musk, ka thënë se ai është “në procesin e mbylljes” së Agjencisë për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) dhe ka pretenduar se një veprim i tillë e ka mbështetjen e presidentit amerikan.

Duke folur në një transmetim me zë të përshkruar si podcast-i “Dogecast”, Musku tha se USAID-i është “i pashpresë”, duke u mbështetur në të gjeturat e ekipit të tij, raporton mediumi “ABC News”.

Në ngjarje bashkë me Muskun ishin drejtori i DOGE-s, Vivek Ramaswamy, dhe senatorët Mike Lee e Joni ernst. Ngjarja u organizua në rrjetin X dhe u dëgjua nga rreth 90 mijë njerëz.

Musku tha se ai ka qenë duke e njoftuar Trumpin rreth përpjekjeve të tij për mbylljen e USAID-it dhe se presidenti e përkrah “mbylljen e saj”.

“Asnjëra prej këtyre nuk do të mund të bëhej pa përkrahjen e plotë të presidentit” – tha Musku.

Lajme të ngjashme