Musk humbi për pak kohë titullin e njeriut më të pasur në botë - NACIONALE

Musk humbi për pak kohë titullin e njeriut më të pasur në botë

3 vjet më parë

nga Lirim Krasniqi

Pronari i Twitter dhe shefi i Tesla, Elon Musk humbi për pak kohë titullin e tij si njeriu më i pasur në botë sot pas një rënie të mprehtë të vlerës së aksioneve të tij në kompaninë e makinave elektrike dhe një investimi prej 44 miliardë dollarësh në gjigantin e mediave sociale.

Bernard Arnault, CEO i markës luksoze Louis Vuitton, dhe familja e tij e morën këtë titull për një kohë, por shpejt ranë në vendin e dytë. Përkatësisht, Musk kishte vlerën e 185.3 miliardë dollarëve në një moment gjatë ditës së sotme dhe ra në pozitën e dytë, pas Arnault me ​​185.4 miliardë dollarë, shkruan Reuters.

Aksionet e Tesla-s bien

Musk, i cili kryesoi listën e Forbes të njerëzve më të pasur në botë që nga shtatori 2021, ka një pasuri neto prej 185.7 miliardë dollarësh dhe mori titullin e personit më të pasur në botë nga themeluesi i Amazon, Jeff Bezos.

Aksionet e Tesla, të cilat kanë humbur më shumë se 47% të vlerës së tyre që kur Musk bëri një ofertë për të blerë Twitter në fillim të këtij viti, ranë 2.7%. Në fillim të nëntorit, vlera neto e Musk ra nën 200 miliardë dollarë pasi investitorët mendonin se CEO dhe aksioneri më i madh i prodhuesit global të automjeteve elektrike ishte më i preokupuar me Twitter sesa Tesla.

Përveç Teslës, Musk drejton gjithashtu kompaninë e raketave SpaceX dhe Neuralink, një startup që punon për të lidhur trurin e njeriut me kompjuterët. /Nacionale/

Lajme të ngjashme