Moska e konfirmon vdekjen e Prigozhinit - NACIONALE

Moska e konfirmon vdekjen e Prigozhinit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Zyrtarët rusë kanë thënë se shefi i Wagnerit Yevgeny Prigozhin ka vdekur pas analizave gjenetike të trupave të gjetur në avionin privat të tij.

Komiteti Investigativ (SK) tha që kishte identifikuar të gjitha dhjetë viktimat e këtij rasti dhe të cilat korrespondonin me listën e pasagjerëve të fluturimit, raporton BBC.

Avioni privat i shefit të Wagnerit u rrëzua në veri-perëndim të Moskës më 25 gusht. Rusia ka mohuar spekulimet se kishte faj për rrëzimin e avionit.

“Testimi molekular-gjenetik është përfunduar,” – u tha në deklaratën e SK-së.

“Sipas rezultateve, identitetet e dhjetë të vdekurve janë përcaktuar, dhe ato korrespondojnë me listën e publikuar në manifestin e fluturimit,” – vazhdohet tutje.

Përveç Prigozhinit në fluturim kanë qenë edhe figura të larta të Wagnerit. Mes tyre ishte edhe Dmitry Utkin, që kishte menaxhuar operacionet ushtarake të Wagnerit.

Rrëzimi i avionit ndodhi vetëm dy muaj pasi Prigozhini kishte udhëhequr një rebelim të Wagnerit kundër forcave të armatosura ruse, duke e kapur edhe qytetin jugor të Rostovit dhe duke kërcënuar me marshim në Moskë.

Presidenti rus Vladimir Putin e kishte përshkruar rebelimin si “thikë pas shpine”.

Zyrtarë amerikanë të cituar nga CBS kanë thënë që më së shumti gjasa kishte që shkaktari i rrëzimit të avionit privat të kishte qenë një eksplodim nga brenda tij.

Putini ka ngushëlluar familjet e viktimave pas këtij rasti edhe e ka përshkruar Prigozhinin si “person të talentuar”“kishte bërë gabime serioze në jetë”.

Lajme të ngjashme