Kremlini mohon se ka dhënë urdhër për vrasjen e Prigozhinit: Rrenë e plotë
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, i ka thënë televizionit BBC se pretendimet se Kremlini ka dhënë urdhër për vrasjen e shefit të grupit “Wagner”, Yevgeny Prigozhin, janë “rrenë e plotë”.
Peskovi tha se ka shumë spekulime për rrëzimin e aeroplanit dhe të “vdekjes tragjike” të pasagjerëve.
“Në Perëndim, natyrisht se ky spekulim vjen nga një kënd i caktuar. Është e tëra rrenë e plotë. Natyrisht, kur flasim për këtë çështje, do të duhej të drejtoheshim vetëm nga faktet”- shtoi zëdhënësi rus.
Zëvendësminsitri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Ryabkov, tha se komentet e presidentit amerikan, Joe Biden, i cili ka thënë se nuk është i befasuar nga vdekja e Prigozhinit dhe se pak gjëra në Rusi ndodhin e pas të cilave nuk qëndron presidenti rus, Vladimir Putin, janë të papranueshme, raporton televizioni BBC.
