“Mos prekni sen pa ardhë na”: Vatikani me udhëzime të reja rreth pretendimeve për shpirtra të vdekur - NACIONALE

“Mos prekni sen pa ardhë na”: Vatikani me udhëzime të reja rreth pretendimeve për shpirtra të vdekur

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Vatikani i ka ashpërsuar udhëzimet për njohjen e fenomeneve mbinatyrore, si fantazmat e Shën Mërisë dhe kryqëzimet me gjak.

Udhëzimet e reja i zëvendësojnë rregullat e vendosura në vitin 1978 dhe thonë se priftërinjtë nuk duhet të veprojnë në mënyrë të pavarur për këto fenomene, por të konsultohen me Vatikanin, raporton televizioni CNN.

Qëllimi i ndryshimeve të bëra nga zyra doktrinale e Vatikanit është që të modernizohet sistemi i Kishës për reagim ndaj përhapjes së shpejtë të pretendimeve në internet se janë parë shpirtra të të vdekurve.

Sipas dokumentit të lëshuar nga Vatikani të premten, procedura e re do të lejojë “vendime më të shpejta, ndërkohë duke e respektuar devotshmërinë popullore”, kur bëhet fjalë për vlerësimin e pretendimeve për fenomene mbinatyrore, që mund ta përfshijnë paraqitjen e shenjave në trup si në trupin e Krishtit ose mrekulli të tjera të pretenduara.

Vatikani tha se sipas udhëzimeve të mëparshme, një prift lokal shpejt mund ta shpallte cilësinë e mbinatyrshme të një fenomeni.

Priftërinjtë tani pritet përgjithësisht që të lëshojnë një “nihil obstat”, që do ta lejojë adhurimin, por do ta lërë çështjen të hapur për njohje formale të aktivitetit “super-natyror” nga Vatikani.

Lajme të ngjashme