Momenti kur hoteli luksoz shembet nga vërshimet në Pakistan
Ky ishte momenti tronditës kur një hotel luksoz turistik në Pakistan u përfshi nga përmbytjet masive që kanë dëmtuar 170,000 shtëpi në vend.
Hotelit New Honeymoon me 150 dhoma në Kalam - që supozohet se është hoteli më i madh dhe më i famshëm i Swat-it - iu lanë themelet nga uji i furishëm përpara se të fshihej plotësisht.
Kryeministri pakistanez Shahbaz Sharif është lutur për ndihmë ndërkombëtare në luftimin e përmbytjeve vdekjeprurëse që e kanë detyruar vendin të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme.
Shiu jashtëzakonisht i madh ka vazhduar të godasë Pakistanin pasi numri i të vdekurve arriti në mbi 1000 që nga mesi i qershorit, mbi një e treta prej tyre fëmijë.


Shirat e musonit zakonisht fillojnë në Pakistan në korrik, por këtë vit filluan në qershor.
Pamjet e postuara në Twitter tregojnë se hoteli bie në lumë brenda pak sekondash.
Ana e majtë e godinës lëshon rrugën fillimisht, por pak çaste më vonë e gjithë struktura i lëshon vendin përmbytjeve të ashpra.
Çatia dhe dritaret rrëshqasin përpara se ndërtesa të bjerë prapa dhe nuk duket se ka mbetur asgjë nga ndërtesa që qëndronte vetëm pak çaste më parë.

Një kënd i dytë i shembjes nga më larg tregon njerëzit që ikin nga vendi i ngjarjes ndërsa hoteli shpërbëhet. /Nacionale/
#BREAKING #PAKISTAN
— loveworld (@LoveWorld_Peopl) August 26, 2022
🔴PAKISTAN :#VIDEO TERRIBLE HOTEL COLLAPSE IN KALAM VALLEY!
The 150-room New Honeymoon Hotel, Kalam, Swat's largest and most famous hotel, has collapsed as a result of monsoons. #BreakingNews #Kalam #Swat #Flooding #Inundaciones #Inondation #Lluvias pic.twitter.com/S5uaAIGiQT