Moment kritik që udhëheqja e G7-ës ta ndalojë shpyllëzimin - NACIONALE

Moment kritik që udhëheqja e G7-ës ta ndalojë shpyllëzimin

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Shpyllëzimi po ndodh me ritme të shpejta dhe po kërcënon sigurinë ushqimore kudo. Me afrimin e Takimit të Samitit të G7 në qershor, udhëheqësit janë përgjegjës për trajtimin e shpyllëzimit si një shtytës kryesor i ndryshimeve klimatike, shkruan Ani Dasgupta, CEO i Institutit të Burimeve Botërore.

Gati gjashtë muaj më parë, liderë nga 141 vende u takuan në Glasgow dhe premtuan angazhim për të ndalur humbjen e pyjeve dhe degradimin e tokës deri në vitin 2030.

Por të dhënat e Global Forest Watch, të publikuara më 28 prill, tregojnë se bota është larg fitimit të kësaj lufte.

Në vitin 2021, vedet tropike humbën 3.75 milionë hektarë pyje parësore. Kjo është e barabartë me 10 fusha futbolli në minutë. Nëse bota nuk do të trajtojë sot shpyllëzimin, ndikimet e ndryshimeve klimatike do të bëhen më të rënda dhe më të shpeshta.

Temat që do të mbizotrojnë në takimin e ardhshëm i Samitit të G7 do të jenë rreth konfliktit në Ukrainë, kostos në rritje të ushqimit, COVID, dhe ndryshimet klimatike.

Këto sfida të menjëhershme – të cilat në shikim të parë duken arsye të mira për vonimin e veprimit mbi shpyllëzimin tropikal – janë thellësisht të lidhura me këtë çështje.

Kjo është arsyeja pse G7 është gjithashtu një mundësi për liderët e disa prej ekonomive më të mëdha në botë, të cilat janë të gjitha nënshkruese të qëllimit të Glasgow, për të kuptuar se çfarë do të duhet për t'i dhënë fund shpyllëzimit.

Provat tregojnë se shpyllëzimi është një shtytës kryesor i ndryshimeve klimatike. Rritja e paqëndrueshmërisë së klimës parashikohet të rezultojë me varfërimin e shportës konsumatore në të gjithë globin.

Pushtimi rus i Ukrainës dhe konflikti i vazhdueshëm kanë treguar se si eksportet e ndërprera të mallrave ndikojnë në sigurinë ushqimore kudo. Kjo është ajo që na pret në të ardhmen nëse nuk marrim masa urgjente për shpyllëzimin tropikal.

Presidenca gjermane e G7-ës e ka vendosur me të drejtë shpyllëzimin tropikal në krye të agjendës së saj. Vendet e G7 janë konsumatorët kryesorë të mallrave që nxisin shpyllëzimin.

Midis 2007 dhe 2015, anëtarët e G7 (përfshirë BE-në) ishin kolektivisht përgjegjës për gati një të tretën e shpyllëzimit tropikal të lidhur me mallrat bujqësore të tregtuara ndërkombëtarisht. Kjo është afërsisht sa zona tokësore e Kosta Rikës – e njohur për ironi për pyjet e saj ropikale dhe biodiversitetin e pasur.

Lajme të ngjashme