Ministri izraelit i mbrojtjes e quan ‘moment përcaktues në histori’ sulmin ndaj Iranit - NACIONALE

Ministri izraelit i mbrojtjes e quan ‘moment përcaktues në histori’ sulmin ndaj Iranit

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ministri i Mbrojtjes së Izraelit, Israel Katz, ka përshkruar sulmet e fundit të vendit të tij ndaj Iranit si “një moment përcaktues” në historinë e Izraelit dhe popullit hebre.

Duke folur para anëtarëve të Forumit të Shtabit të Përgjithshëm, përpara se Izraeli të nisë “Operacionin Luani në Ngjitje” kundër Iranit në orët e para të së premtes, Katz tha se sulmi synon të pengojë kapacitetet e Iranit dhe të heqë kërcënimin e shkatërrimit ndaj Izraelit.

“Ne jemi në një pikë kyçe ku, nëse e humbasim, nuk do të kemi më mënyrë për të parandaluar që Irani të zhvillojë armë bërthamore që do të kërcënojnë ekzistencën tonë,” tha ai, shkruan CNN.

Ndërkohe, Izraeli po thërret “dhjetëra mijëra” ushtarë për t’u përgatitur për çfarëdo që do të vijë më pas, tha në një deklaratë kreu i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Mbrojtjes së Izraelit (IDF), Gjenerallejtënant Eyal Zamir, pas nisjes së sulmeve kundër Iranit.

“Ne kemi nisur këtë operacion sepse ka ardhur koha, jemi në pikën pa kthim. Nuk mund të presim më një tjetër moment për të vepruar, nuk kemi tjetër zgjedhje,” thuhet në deklaratë.

“Ngjarjet e fundit dhe ato të së kaluarës na kanë mësuar se kur armiku përpiqet të na shkatërrojë, nuk duhet të bëjmë sehir. Duhet të luftojmë për ekzistencën tonë, liria u është dhënë atyre që janë të gatshëm të luftojnë për të.”

Ai shtoi se Izraeli po “thërret dhjetëra mijëra ushtarë dhe është i përgatitur në të gjitha kufijtë.”

Lajme të ngjashme