Ministri izraelit Ben Gvir u vendos të burgosurve palestinezë foto të Gazës së shkatërruar - NACIONALE

Ministri izraelit Ben Gvir u vendos të burgosurve palestinezë foto të Gazës së shkatërruar

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ministri i Sigurisë Kombëtare i Izraelit, Itamar Ben Gvir, i njohur për qëndrimet e tij të së djathtës ekstreme, ka vizituar një burg izraelit ku një fotografi e madhe e shkatërrimit në Gaza ishte varur në mur që ta shihnin të burgosurit palestinezë.

Në një video të publikuar nga vizita në burg, Ben Gviri shihet duke bërë me gisht nga fotografia dhe duke thënë se të burgosurit janë të detyruar që ta shikojnë skenën gjatë rrugës së tyre në qëndrimin ditor jashtë qelisë dhe madje pretendoi se njëri nga të burgosurit e njohu shtëpinë e vet në fotografi, shkruan gazeta “The Times of Israel”.

“Kështu duhet të duket” – shton ministri i së djathtës ekstreme.

Vizita e tij në burg u bë vetëm disa ditë pasi Ben Gviri u incizua duke hyrë në qelinë e të dënuarit palestinez për terrorizëm, Marëan Barghouti, ku dukej se tallej me të.

Në video, ministri i tha të dënuarit me burgim të përjetshëm: “Ju nuk do të fitoni. Kushdo që ngatërrohet me kombin e Izraelit, kushdo që i vret fëmijët dhe gratë tona – ne do t’i zhdukim ata. Ti duhet ta dish këtë, [kjo ndodhi] gjatë tërë historisë.”

Lajme të ngjashme