Ministri i Jashtëm iranian: Lajmëruam aleatët për sulmin 72 orë para se të ndodhte
Ministri i Jashtëm iranian, Hossein Amirabdollahian, ka thënë se shteti i tij ka lajmëruar rreth 72 orë përpara vendet fqinje dhe miqtë për sulmin ndaj Izraelit.
Ai ka thënë se përgjigja ndaj Izraelit është e qartë, legjitime dhe e pakthyeshme.
“Rreth 72 orë para nisjes së operacioneve tona, ne i kemi informuar miqtë dhe fqinjët në rajon që përgjigjja e Iranit kundër Izraelit është e qartë, legjitime dhe e pakthyeshme.” – ka thënë ai.
Më tej, ai gjithashtu ka thënë se Irani informoi SHBA-në se sulmet e tij kundër Izraelit do të jenë "të kufizuara" dhe për vetëmbrojtje, gjatë një takimi me ambasadorët e huaj.