Mijëra peshqi ngordhin në lumin Oder, askush nuk po e di pse
Zyrtarë në Poloni dhe Gjermani po mundohen të gjejnë arsyen që fshihet prapa ngordhjes masive të peshqive në lumin Oder, i cili qarkullon mes dy vendeve.
Mijëra peshqi janë shfaqur në bregje përgjatë qindra kilometrave të lumit, prej muajit të kaluar.
Mendohet se një substancë toksike u fut në ujë, edhe pse përmbajtjet kimike mbeten të panjohura, pavarësisht testeve.
Njerëzit janë këshilluar të shmangin lumin gjatë kësaj kohe, derisa ka pasur gjithashtu paralajmërime për katastrofë mjedisore nga qeveria gjermane.
Por, autoritetet e të dy vendeve janë akuzuar nga aktivistë të ndryshëm se kanë dështuar të punojnë së bashku për t'iu përgjigjur shpejt katastrofës dhe për të mbrojtur njerëzit.
Të premten, kryeministri polak Mateusz Moraëiecki shkarkoi disa zyrtarë mjedisorë për shkak të mënyrës si e trajtuan incidentin.
Ai shpjegoi se problemi fillimisht supozohej se ishte 'lokal' - por më vonë u zbulua se është në 'shkallë shumë të madhe'.
Lumit mund t'i duhen vite të tëra për t'u rikuperuar, tha ai.
Zoti Moraëiecki sugjeroi se "shumë enorme të mbetjes kimike" është hedhur në lum.
Ministri i Mjedisit i Gjermanisë, Steffi Lemke kërkoi hetim rreth incidentit, teksa tha se autoritetet po punojnë për të gjetur shkakun.
Tonelata të peshqive të ngordhur thuhet se janë tërhequr nga lumi pas raporteve të para rreth problemit nga peshkatarët polakë, të cilët vërejtën dukrinë nga 28 korriku.
Oder gjeneralisht është konsideruar lum i pastër, i cili është shtëpi e 40 specieve të peshqive, sipas agjencisë së lajmeve 'AFP'.
Por, një zyrtar në shtetin lindor të Brandenburgut të Gjermanisë tha se rezultatet e testit po tregonin nivele të rritura të oksigjenit në ujë, duke lënë të kuptohet për praninë e një substance të huaj.
Kastorët, zogjtë dhe rosat janë prekur gjithashtu, tha Katarzyna Kojzar, një gazetare nga faqja investigative polake 'OKO press'.
Indikacionet se Oder është kontaminuar me merkur janë shqetësuese, tha zonja Kojzar për 'BBC'.
Por ajo gjithashtu potencoi se nuk ka konfirmim rreth substancës dhe origjinës - ose nëse ka efekt te njerëzit.
"E dimë që është serioze, por nuk e dimë çka është", tha zonja Kojzar.
Puna e gërmimit në lumë mund të ketë lëshuar merkur të ngulitur, tha një studiues i peshkimit për transmetuesin gjerman 'Deutsche ëelle'.
Por, historikisht, niveli i ulët i ujit në Oder kombinuar me nxehtësinë, nënkuptoi se peshqit tashmë ishin në vështirësi, tha Christian ëolter nga 'Leibniz Institute'.